Elena Teslova
26 shkurt 2026•Përditësim: 01 mars 2026
Rusia dhe Ukraina shkëmbyen trupat e ushtarëve të rënë në luftë, tha të enjten kreu i ekipit negociator rus në bisedimet me Ukrainën, Vladimir Medinsky, transmeton Anadolu.
"Ukrainës i janë dorëzuar trupat e 1.000 ushtarëve të rënë ukrainas. Rusia ka marrë trupat e 35 luftëtarëve të rënë rusë", tha ai në Telegram.
Shkëmbimi i mëparshëm i trupave midis Rusisë dhe Ukrainës u zhvillua më 29 janar. Moska i dorëzoi Kievit mbi 1.000 trupa, duke marrë në këmbim 38 ushtarë të rënë.
Siç shpjegoi Medinsky, shkëmbimi i mëparshëm i trupave u krye sipas marrëveshjeve të Stambollit të vitit 2025.
Që nga fillimi i konfliktit, Moska dhe Kievi kanë kryer gjithashtu shkëmbime të të burgosurve në mënyrë të përsëritur, përfshirë edhe me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-së.
Sipas Komisioneres së të Drejtave të Njeriut, Tatyana Moskalkova, në vitin 2025, mbi 1.800 ushtarakë rusë u kthyen nga robëria ukrainase si rezultat i shkëmbimeve.