Bota, Koronavirusi

Rusi, shkon në mbi 24 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.384.235 ndërsa bilanci i viktimave në 24.002

Dmitri Chirciu   | 17.10.2020
Rusi, shkon në mbi 24 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Moskë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.384.235 ndërsa bilanci i viktimave në 24.002, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 14.922 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.384.235 ndërsa me 279 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 24.002.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.065.199 me 8.617 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 1.1 për qind dhe tek 26.9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Numri i testeve tejkalon 53.3 milionë

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.648 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 357.643 ndërsa me 56 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.906.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 523 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 53.3 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Dje në vend u regjistrua rekord me 15.150 raste ditore.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın