Bota, Koronavirusi

Rusi, mbi 850 mijë raste me COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.427 raste të reja me virusin dhe 70 të vdekur

Ali Cura  | 02.08.2020 - Përdıtësım : 03.08.2020
Rusi, mbi 850 mijë raste me COVID-19

Moskë

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 850.870, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 14.128, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.427 raste të reja me virusin dhe 70 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 650.173, me 3.649 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 664 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 242.713, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.485, me 12 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 28,7 milionë teste, përfshirë 315 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın