Ali Cura
08 shtator 2020•Përditësim: 09 shtator 2020
Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.035.789, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 17.993, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.099 raste të reja me virusin dhe 122 të vdekur.
Numri i të shëruarve ka arritur në 850.049, me 6.772 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në Moskë janë regjistruar 695 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 267.742, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.921, me 16 viktima të reja.
Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 38,9 milionë teste, përfshirë 202 mijë në 24 orët e fundit.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.
Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.
Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.