Hakan Ceyhan Aydoğan
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 22 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) - Në Ministrinë e Jashtme të Rusisë është mbajtur një ceremoni mortore për ambasadorin rus në Turqi, Andrey Karlov i cili humbi jetën në një sulm të armatosur në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e mabjtur në ndërtesën e MPJ-së morën pjesë presidenti rus Vladimir Putin, kryeminsitri Dmitry Medvedev, kryetarja e Këshillit të Federatës, Valentina Matviyenko, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, punonjës të ministrisë, liderë të partive politike dhe familjarë e të afërm të Karlov.
Presidenti Putin pasi ka vendosur lule mbi arkivolin e mortit të Karlov dhe ka përcjellë ngushëllimet familjarëve.
Ndërsa Lavrov i cili ka mbajtur një fjalim në ceremoni duke vënë në dukje se Karlov është nderuar me titullin "hero" tha se kanë propozuar ngritjen e statujës së tij.
Morti i Karlov pas Ministrisë së Jashtme do të dërgohen në Kadetralen Shpëtimtari Jezus për ceremoninë fetare.