Bota

Rusi, 4 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën në një kamp fëmijësh në qytetin Habarovsk të Rusisë si pasojë e shpërthimit të një zjarri

Ali Cura  | 23.07.2019 - Përdıtësım : 24.07.2019
Rusi, 4 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit

Moskë

Të paktën katër persona e kanë humbur jetën në një kamp fëmijësh në qytetin Habarovsk të Rusisë si pasojë e shpërthimit të një zjarri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Mediale e Prefekturës në Habarovsk njoftoi se numri i të vdekurve nga zjarri në kampin e fëmijëve "Holdomi" është rritur në katër.

Nga zjarri janë plagosur mbi 10 persona ndërsa policia ka nisur hetime mbi rastin.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, tha se ka kërkuar që të inspektohet se në sa kampe përdoret sistemi i ngrohjes në çati. Ai e cilësoi si të "papranueshëm" incidentin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın