Yusuf Hatip
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
ISLAMABAD (AA) - Në rajonin Havelian të Pakistanit është rrëzuar një avion pasagjerësh i linjës ajrore ndërkombëtare të Pakistanit (PIA) gjatë fluturimit në relacionin Çitral-Islamabad, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Radioja e Pakistanit, avioni i vogël i pasagjerëve i PIA-s me numër fluturimi PK-661 në të cilin ndodheshin më shumë se 40 persona në bord dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në afërsi të fshatit Karpal.
Ndërsa në deklaratën e PIA-s thuhet se është ndërprerë kontakti i avionit me kullën, i cili nisi fluturimin nga qyteti Çitral në veriperëndim të vendit.
Nga zyra për informim e ushtrisë së Pakistanit njoftojnë se helikopteri dhe njësitë ushtarake janë dërguar për ndihmë në rajonin ku ka rënë avioni.