Zehra Nur Düz
22 Korrik 2020•Përditësim: 22 Korrik 2020
Sudani dhe Omani kanë raportuar vdekje dhe infeksione të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Sudanit tha se 13 viktima dhe 135 raste të tjera u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 11.127 dhe atë të vdekjeve në 706.
Ministria sudaneze tha se numri i të shëruarve u rrit në 5.816, pasi 109 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi.
Po ashtu edhe në Oman, virusi mori jetën e 12 personave vetëm gjatë 24 orëve të fundit si dhe 1.060 raste të reja dhe 1.314 pacientë të shëruar.
Ministria njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në 71.547, përfshirë 349 vdekje dhe 47.922 të shëruar.
Pandemia e koronavirusit ka marrë pothuajse 617 mijë jetë njerëzish, pas shfaqjes për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar.
Sipas Universitetit "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, deri më tani mbi 14.9 milionë raste COVID-19 janë raportuar në mbarë botën, prej të cilëve mbi 8.4 milionë janë shëruar.