Zehra Nur Düz
22 Korrik 2020•Përditësim: 22 Korrik 2020
Irani ka konfirmuar 219 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 14.853 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se gjatë 24 orëve të fundit 2.586 persona të tjerë rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 281.413.
Lari tha se deri më tani mbi 244.840 persona paraprakisht të prekur nga virusi janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi. Ajo shtoi se 3.609 pacientë të prekur nga koronavirusi mbeten në gjendje kritike.
Ajo po ashtu njoftoi se 2.2 milionë teste janë kryer në vend që nga shpërthimi i pandemisë.
Rritja alarmante në vdekjet ditore ka dëguar valë tronditëse në të gjithë Iranin pasi sistemi i kujdesit shëndetësor tashmë është mbingarkuar.
Një nga vendet e para në rajon që dëshmoi shpërthimin e virusit COVID-19, dy vdekjet e para në Iran u raportuan më 19 shkurt në qytetin Qom, 140 kilometra në jug të Teheranit.
Në valën e parë të virusit, vdekjet më të larta një-ditore u raportuan më 4 prill, respektivisht 158 vekje, para se vdekjet ditore shënuan nivelin më të ulët më 25 maj me 34 vdekje të raportuara.
Pas një rikthimi të mrekullueshëm në muajin qershor që nxiti autoritetet të lehtësojnë bllokimin, rastet ditore të zbuluara dhe vdekje përsëri shënuan rritje të mëdha në muajin korrik.
Qeveria e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike në përpjekje për të përmirësuar rritjen e re të infeksioneve.
Javën e kaluar, në një raport Ministria iraniane e Shëndetësisë tha se rreth 30 deri në 35 milionë njerëz në vend mund të preken nga virusi vdekjeprurës në muajt e ardhshëm.
Raporti i ministrisë tha se rreth 25 milionë njerëz në Iran tashmë kanë kontraktuar sëmundjen në pesë muajt e fundit, së bashku me rreth 14 mijë vdekje.