Seda Sevencan
22 Korrik 2020•Përditësim: 22 Korrik 2020
OKB sot ka dërguar nëntë maune me ndihma humanitare në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë për shkak të konfliktit të brendshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunet që transportonin furnizime hynë në provincën e Idlibit përmes portës kufitare Cilvegozu në jug të Turqisë.
Ndihma do të shpërndahet midis banorëve të Idlibit dhe zonat e afërta rurale.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.