Bota

Rrëzohet një avion luftarak F-22 i ushtrisë amerikane

Avioni është rrëzuar 19 kilometra në largësi prej bazës, ndërsa piloti është shpëtuar duke katapultuar

Kasım İleri  | 15.05.2020 - Përdıtësım : 15.05.2020
Rrëzohet një avion luftarak F-22 i ushtrisë amerikane

Washington

Një avion luftarak i llojit F-22 Raptor i Forcave Ajrore të SHBA-ve është rrëzuar në Florida, transmeton Anadolu Agency (AA).

F-22 Raptor, një ndër avionët më të zhvilluar në inventarin e SHBA-ve, u rrëzua shkurt kohë pas aterimit për një trajnim rutin, në bazën ajrore Eglin në Florida.

Avioni është rrëzuar 19 kilometra në largësi prej bazës, ndërsa piloti është shpëtuar duke katapultuar.

Kostoja për njësi e avionit F-22 arrin deri në 150 milionë dollarë dhe njihet si avioni më i shtrenjtë në inventarin e ushtrisë amerikane.

SHBA nuk i shet këto aviona vendeve tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın