Bota, Koronavirusi

Rishfaqja e koronavirusit shton masat e mbylljes në Kinë

Kina vendos masa në 11 rajone me qëllim të parandalimit të shpërthimit të ri të virusit vdekjeprurës COVID-19

Riyaz Ul Khaliq  | 18.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
Rishfaqja e koronavirusit shton masat e mbylljes në Kinë

Ankara

Mes rritjes së infeksioneve të transmetuara lokalisht të koronavirusit të ri (COVID-19) në Kinë, të paktën 11 rajone në tre provinca janë vënë nën masa mbyllëse për të ndaluar përhapjen e virusit, sipas raporteve lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC), të dielën u raporton 109 infeksione, që përfshinte 93 raste vendore, 54 në provincën Hebei, 30 në Jilin, shtatë në Heilongjiang dhe dy në Pekin. 

Kina, ku rastet e para të virusit u raportuan në dhjetor 2019, po dëshmon një rishfaqje të virusit që nga fillimi i këtij muaji, kryesisht në Hebei.

Vendi ka raportuar deri më tani 88.336 raste të koronavirusit, përfshirë 4.635 vdekje.

Autoritetet lokale në krahinën verilindore Heilongjiang të Kinës kanë vendosur masa mbyllëse në pesë rajonet e saj, ndërsa provinca Jilin vendosi kufizime në dy rajonet e saj, njoftoi e përditshmja kineze "Global Times".

Në mënyrë të ngjashme, në Kinën veriore, autoritetet në Hebei vendosën kufizime në katër rajone të saj.

Shifrat e NHC-së treguan se Heilongjiang raportoi shtatë raste dhe 81 raste asimptomatike, ndërsa Jilin regjistroi 30 infeksione, përfshirë 17 raste asimptomatike të dielën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın