Fatjon Cuka
22 Korrik 2021•Përditësim: 23 Korrik 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 34 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.797, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.
Gjithashtu janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.109, dhe aktualisht raste aktive janë 232.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.348 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 868.822 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.095.453 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej tyre 478.861 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.