Ekip
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
PARIS (AA) - Atraksioni turistik dhe simboli i Parisit, Kulla Eiffel, u hap sot, pas mbylljes pesë ditore për shkak të grevës së punonjësve të mirëmbajtjes së kullës, të cilët kërkonin kushte më të mira pune, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania SETE, e cila menaxhon me kullën, njoftoi se ka arritur marrëveshje me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, pas së cilës kulla u rihap.
"Një numër i madh i vizitorëve në Paris do mund të vizitojë Kullën Eiffel gjatë sezonit të festave dhe të shijojnë pamjet spektakolare të Parisit", thuhet në deklaratën e kompanisë.
Sindikatat CGT dhe FO njoftuan se punonjësit duan të përfshihen në procesin e vendimmarrjes për mirëmbajtjen e Kullës Eiffel, si dhe kërkuan rritjen e fondeve për mirëmbajtjen e kullës, duke argumentuar se frikësohen për shkak të rrezikut për shëndetin e punëtorëve dhe sigurinë e tyre.