Şenhan Bolelli
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
MADRID (AA) – Afro 30 mijë demonstrues u mblodhën sot në protesta antiqeveritare në Madrid të cilat u organizuan nga dy Sindikata më të mëdha në Spanjë, Konfederata e Sindikatave të Punëtorëve (CCOO) dhe Unioni i Përgjithshëm i Punonjësve (UGT), raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat janë organizuar nën moton "Fillimisht mbroni njerëzit dhe të drejtat e tyre" ndërsa janë mbështetur edhe nga partia majtiste E Majta e Bashkuar (IU) dhe Podemos.
Këto janë protestat e para të cilat Sindikata e Spanjës i organizon nga 1 nëntori kur është formuar qeveria e pakicës në krye me Partinë djathtiste Popullore (PP) në pushtet.
Sindikatat kanë njoftuar se do të ushtrojnë çdo lloj presioni shoqëror dhe politik mbi qeverinë për të filluar negociatat në realizimin e qëllimeve të punëtorëve.