Rahmi Gündüz
05 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
PARIS (AA) - Në protestën kundër racistëve në Paris të Francës ka patur përleshje mes protestuesve dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarë të shoqatave kundër racizmit në orët e mbrëmjes së djeshme mbajtën protesta në kuadër të përkujtimit të Clement Meric, i cili tre vite më parë u vra duke u rrahur nga ekstremistët neonazistë.
Ndërsa theksohet se policia ka ndërhyrë pasi pjesëmarrësit në protestë kanë dalë jashtë rrugës së caktuar të marshimit nga prefektura. Gjithashtu vihet në dukje se policia ka ndërhyrë me ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kanë hedhur shishe dhe gurë ndaj punonjësve të policisë.