Halit Süleyman
05 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
HALEP (AA) - Si pasojë e sulmeve me bomba vakum dhe fuçi të ndërmarra në rajonet nën kontrollin e kundërshtarëve të qeverisë, në Halep, nga regjimi i Asadit dhe elementëve ajrore të Rusisë në Siri kanë humbur jetën 18 civilë dhe janë plagosur 50 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile İbrahim Ebu Lejs, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët luftarakë rusë dhe helikopterë të ushtrisë së Sirisë kanë sulmuar me bomba "vakum dhe fuçi" vendbanimet në Kastillo, Xhisr Haxh, Badijin dhe Mujesir, zona të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep.
Ebu Lejs ka vënë në dukje se si pasojë e bombardimeve ruse dhe të regjimit kanë humbur jetën 18 civilë duke përfshirë gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur 50 persona të tjerë. Ai ka theksuar se ekipet e mbrojtjes civile kanë nxjerrë civilët e mbetur nën rrënojat në lagjen Mujesir.