Rahmi Gündüz
31 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
PARIS (AA) – Prokurori francez për luftë kundër terrorizmit Francois Molins deklaroi se arrestimi i javës së kaluar në çastin e fundit i të dyshuarit Reda Kriket ka parandaluar sulm terrorist në njërën nga kuartet e Parisit, raporton Anadolu Agency (AA).
Të premten e kaluar policia e Parisit arrestoi një të dyshuar 34 vjeçar në paralagjen veriore Argenteuil të Parisit, ndërsa mbrëmë prokurori francez Molins në fjalimin para gazetarëve tha se në shtëpinë ku ka qëndruar personi i arrestuar është gjetur sasi e madhe e mjeteve shpërthyese, armëve dhe municionit.
“Me arrestimin e këtij personi arritëm në çastin e fundit të parandalojmë një sulm të ri terrorist në Paris. Terroristët ishin të gatshëm, por u dolën në pritë”, tha Molins.
Duke mos saktësuar se në cilën pjesë të Parisit ka qenë i planifikuar sulmi, Molins tha se i arrestuari do të mbahet në paraburgim dhe se kundër tij do të ngritet aktakuzë për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe përgatitje të sulmit terrorist.