Mustafa Deveci,Safiye Karabacak
13 Mars 2019•Përditësim: 13 Mars 2019
Portat e kompleksit Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar janë hapur sërish pas mbylljes së djeshme nga ana e policisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Palestinezët nga mëngjesi i sotëm kanë pasur mundësi të hyjnë në faltoren e shenjtë, portat e së cilës u mbyllën dje pas namazit të drekës.
Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit, organ nën kompetenca të Jordanisë që kujdeset për Mesxhid al-Aksanë, dhe policia izraelite ende nuk e kanë komentuar rihapjen e portave.
Ndryshe, policia izraelite dje bastisi Kupolën e Shkëmbit brenda al-Aksasë me pretendimin se postblloku policor brenda kompleksit është sulmuar me koktej molotovi, ndërsa po ashtu sulmoi palestinezët që gjendeshin brenda dhe imamët e xhamisë.
Pas ngjarjes, policia mbylli të gjitha portat e Mesxhid al-Aksasë.
Zyrtarët e faltores së shenjtë i mohuan pretendimet, duke i quajtur ato të pavërteta dhe te shpikura, ndërsa shtuan se që nga hapja e Portës së Mëshirës, policia izraelite në vazhdimësi provokon palestinezët.
Gjatë tensioneve të djeshme, policia arrestoi dhjetë palestinezë.
Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës dhe autoriteti i vakëfeve njoftuan plagosjen e 16 palestinezëve.
Për shkak të mbylljes së portave, palestinezët u detyruan të flanin namazet në zonat afër al-Aksasë, ndërsa brenda kompleksit po ashtu u ndalua thirrja e ezanit.