Bota

Reshjet e para të borës paralizojnë qarkullimin në Teheran

Në orët e pasditës, autoritetet pezulluan procesin arsimor në shkolla dhe universitete, ndërsa pushimi pritet të vazhdojë edhe nesër

Muhammet Kurşun  | 16.11.2019 - Përdıtësım : 17.11.2019
Reshjet e para të borës paralizojnë qarkullimin në Teheran ( Fatemeh Bahrami - Anadolu Agency )

Teheran

Reshjet e para të borës në kryeqytetin e Iranit, Teheran, kanë paralizuar qarkullimin rrugor në arteriet kryesore të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Reshjet e para të borës paralizojnë qarkullimin në Teheran

Reshjet e para të borës në kryeqytetin e Iranit, Teheran, kanë paralizuar qarkullimin rrugor në arteriet kryesore të qytetit. Reshjet, të cilat filluan në orët e natës, kanë ndikuar negativisht në veçanti në pjesët veriore të Teheranit. ( Fatemeh Bahrami - Anadolu Agency )

Reshjet, të cilat filluan në orët e natës, kanë ndikuar negativisht në veçanti në pjesët veriore të Teheranit.

Në orët e pasditës, autoritetet pezulluan procesin arsimor në shkolla dhe universitete, ndërsa pushimi pritet të vazhdojë edhe nesër.

Krahas Teheranit, reshjet e borës kanë përfshirë edhe provincat Gilan, Mazandaran, Golestan, Khorasan Verior, Simnan, Zanjan, Qazvin dhe Alborz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın