Gözde Bayar
17 Nëntor 2019•Përditësim: 18 Nëntor 2019
Gjykata sudaneze do të japë verdiktin e saj në dhjetor për presidentin të përmbysur Omar al-Bashir i cili gjykohet me akuzat për korrupsion, njoftuan burimet gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata penale ka caktuar 14 dhjetorin si datë për vendimin, tha avokati i al-Bashir, Mohamed Hasan al-Amin, para gazetarëve pas seancës së fundit gjyqësore.
Al-Bashir, 75 vjeç, i cili u paraqit në gjykatë 11 herë, përballet me akuza për korrupsion, posedim të monedhave të huaja dhe marrje të dhuratave në mënyrë të paligjshme.
Ai u largua nga pushteti nga ana e ushtrisë në muajin prill pas disa muajsh protestash popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar.
Pas përmbysjes së tij, autoritetet konfiskuan shtatë milion euro, 351.000 dollarë dhe pesë milion paund sudanezë në shtëpinë e al-Bashir.
Që nga largimi i tij, al-Bashir është mbajtur në burgun Kober në Khartoum.