Michael Gabriel Hernandez
28 Maj 2021•Përditësim: 28 Maj 2021
Republikanët e Senatit bllokuan krijimin e një paneli të pavarur dypartiak për të hetuar trazirat e 6 janarit në Kongresin amerikan të kryera nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Vota procedurale 54-35 mbeti për 6 vota më pak se pragu prej 60 votash për të çuar përpara projekt-ligjin, pasi kaloi Dhomën e Përfaqësuesve më parë në maj.
Trump, i cili i quajti kryengritësit "patriotë të mëdhenj" gjatë kryengritjes, paralajmëroi kolegët e tij republikanë se paneli ishte një "kurth i demokratëve".
Votimi sinjalizon vazhdimin e ndikimit të tij mbi partinë, edhe pasi Trump humbi zgjedhjet e nëntorit me mbi 7 milionë vota.