Davut Demircan
23 Mars 2020•Përditësim: 23 Mars 2020
Republika Çeke të dielën regjistroi vdekjen e parë nga koronavirusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas radios Çeke, një burrë 95 vjeç ka qenë duke iu nënshtruar trajtimit të virusit në kryeqytet, Pragë, që nga 18 marsi.
Në një deklaratë nga spitali, u njoftua se pacienti ka vuajtur nga sëmundje të ndryshme.
Të huajt nuk lejohen të hyjnë në vend, ku është deklaruar gjendje e jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e virusit.
Njerëzit po ashtu nuk lejohen të dalin pa maska.
Vendi ka regjistruar 1.120 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë gjashtë që janë rikuperuar.