Bota

Regjimi i Asadit me mbështetje të Rusisë rrethon plotësisht rajonin Han Shejhun

Pasi morën nën kontroll pikat e kontrollit Fakir dhe Nimr që ndodhen në hyrjen perëndimore të rajonit, forcat e regjimit sot në orët e pasdites morën edhe pikën Hazzanat

Eşref Musa, Levent Tok, Burak Karacaoğlu, Selen Temizer  | 21.08.2019 - Përdıtësım : 22.08.2019
Regjimi i Asadit me mbështetje të Rusisë rrethon plotësisht rajonin Han Shejhun

Idlib

Forcat e regjimit të Bashar al-Asadit, të cilat injorojnë marrëveshjet e Astanas dhe dakordësimin për Idlibin, me mbështetjen ajrore të Rusisë kanë rrethuar plotësisht rajonin Han Shejhun (Khan Shaykhun) në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit me mbështetjen tokësore nga grupet terroriste të huaja të mbështetur nga Irani si dhe forcat speciale ruse me ushtarët mercenarë, ditë më parë në orët e drekës nisën një operacion për të hyrë në këtë rajon.

Pasi morën nën kontroll pikat e kontrollit Fakir dhe Nimr që ndodhen në hyrjen perëndimore të rajonit, forcat e regjimit sot në orët e pasdites morën edhe pikën Hazzanat.

Duke përparuar drejt fshatit dhe kodrës Teri në verilindje të rajonit, forcat e regjimit kanë rrethuar plotësisht rajonin Han Shejhun.

Krahas rajonit Han Shejhun thuhet se kanë mbetur nën kontrollin e regjimit edhe rajonet jugore Morik dhe Kefer Zita.

Poashtu theksohet se në qendër të Han Shejhun ka mbetur edhe një numër i vogël i luftëtarëve opozitarë dhe elementëve të armatosur kundër regjimit.

- Nga rajoni u detyruan të largohen 112 mijë persona

Rajoni Han Shejhun i Idlibit, u bë i njohur në botë pas masakrës me armë kimike që regjimi i Asadit kreu më 4 prill 2017 ku si pasojë humbën jetën 100 persona.

SHBA-të më pas më 7 prill goditën bazën ajrore ushtarake Shayrat të regjimit dhe Misioni i përbashkët Hetimor (JIM) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) konfirmuan më 27 tetor 2017 se sulmi ishte kryer nga regjimi.

Turqia, Rusia dhe Irani në takimin e zhvilluar në Astana më 4-5 maj 2017, shpallën zonë të deeskalimit Idlibin i cili përfshin edhe rajonin Han Shejhun i cili pavarësisht kësaj ka vazhduar të jetë në objektivin e sulmeve të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij.

Si pasojë e sulmeve të regjimit të Asadit të mbështetur nga Rusia dhe grupet terroriste me mbështetje nga Irani, janë zhvendosur rreth 112 mijë njerëz nga rajoni Han Shejhun. Ndër të tjera thuhet se aktualisht në qendrën e rajonit nuk ka civilë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.