Zehra Ulucak
03 Korrik 2016•Përditësim: 04 Korrik 2016
PESHAVER (AA) - Si pasojë e përmbytjeve të ndodhura në rajonin Çitral në veri të Pakistanit kanë humbur jetën 30 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Maghfirat Shah, kryetari i Bashkisë Çitral ka theksuar se shirat muson dhe përmbytjet e papritura kanë dëmtuar një xhami dhe shumë shtëpi në rajonin Çitral.
Ndër të tjera Shah ka theksuar se kushtet e këqija të motit kanë penguar punimet e kërkim-shpëtimit, si dhe janë kryer identifikimet e trupave.
Jusuf Zija një nga zëdhënësit e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive ka njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 7 trupat e personave që janë mbytur teksa ndodheshin në xhami.