Bota

Përmbytje në Pakistan, dhjetëra të vdekur

Në përmbytjet e ndodhura në dy ditët e fundit në provincat Hayber-Pahtunhva dhe Balochistan, kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë

Emel Öz Gözellik  | 17.04.2019 - Përdıtësım : 17.04.2019
Përmbytje në Pakistan, dhjetëra të vdekur Foto: AA/Arhiv

Ankara

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara gjatë reshjeve të dendura në Pakistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive, thuhet se në përmbytjet e ndodhura në dy ditët e fundit në provincat Hayber-Pahtunhva dhe Balochistan, kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.

Në të dyja provincat janë dëmtuar shumë shtëpi, ndërsa disa plotësisht janë rrëzuar.

Zyrtarët e meteorologjisë theksuan se reshjet pritet të zgjasin edhe dy ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın