Bota

Libi, sulm me raketa në Tripoli

Nga sulmi me raketa kanë humbur jetën 6 persona, prej të cilëve 5 gra si dhe janë plagosur 35 të tjerë

Velid Abdullah, Zeynep Tüfekçi  | 17.04.2019 - Përdıtësım : 17.04.2019
Libi, sulm me raketa në Tripoli Foto: AA/Arhiv

Libyan

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me raketa në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga Këshilli i Qytetit Ebu Selim në Tripoli, thuhet se nga sulmi me raketa i cili ka shënjestruar rajonin Ebu Selim kanë humbur jetën 6 persona, prej të cilëve 5 gra si dhe janë plagosur 35 të tjerë.

Ndërkohë, kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, Fayez al-Sarraj, vizitoi vendin të shënjestruar nga sulmi me raketë.

Në deklaratën e tij Sarraj, për herë të parë Gjeneralin Khalifa Haftar e cilësoi si "kriminel lufte", duke shtuar se do të dorëzojnë një dosje në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në lidhje me shkeljet që forcat e Haftar por kryejnë.

Zëdhënësi i Qeverisë në Tripoli, Muhammed Yunus, tha se sulmi raketor është dëshmi e pafuqisë të forcave të Haftar në frontin luftues. 

Nga ana tjetër, kampi i Haftarit bën akuza të ngjashme kundër forcave të qeverisë në Tripoli. 

Khalifa Haftar, komandanti ushtarak me bazë në Libinë lindore, nisi fushatën ushtarake më 4 prill me një plan për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar. 

Në 12 ditët e fundit, në luftimet rreth Tripolit u vranë të paktën 174 persona dhe u plagosën 756 të tjerë. Në mesin e viktimave ka edhe civilë. 

Libia është zhytur në trazira që nga viti 2011, kur u vra Muamar Gadafi në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s. 

Që atëherë, ndarjet e ashpra politike në vend kanë çuar në dy formimin e qeverive rivale, një në Libinë lindore, me të cilën udhëheq Haftar dhe tjetra në Tripoli, e cila ka mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın