Bota

Ndihmat e para humanitare të Kryqit të Kuq kanë arritur në Venezuelë

Presidenti i vendit, Nicolas Maduro, konfirmoi arritjen e ndihmave duke shtuar se pjesa më e madhe e ndihmave për 10.000 persona përbëhen nga ilaçet, dhe do të shpërndahen nëpër spitalet

Lokman İlhan  | 17.04.2019 - Përdıtësım : 18.04.2019
Ndihmat e para humanitare të Kryqit të Kuq kanë arritur në Venezuelë Foto: AA/Arhiv

Karakas

Ndihma e parë humanitare e dërguar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka arritur në Venezuelë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas bisedimeve mes ICRC dhe qeverisë venezuelase ndihmat humanitare kanë nisur të arrijnë në vend. Ndihmat me anë të avioni të një kompanie private janë sjellë në Aeroportin Ndërkombëtar Simon Bolivar në Maiquetia në veri të kryeqytetit Karakas, prej ku me anët të kamionëve janë transportuar në kryeqytet.

Presidenti i vendit, Nicolas Maduro, konfirmoi arritjen e ndihmave duke shtuar se pjesa më e madhe e ndihmave për 10.000 persona përbëhen nga ilaçet, dhe do të shpërndahen nëpër spitalet.

"Të gjitha ndihmat pa u politizuar, pa bërë dezinformime, në përputhje me protokollet janë të mirëseardhura", u shpreh Maduro.

Presidenti venezuelas dhe delegacioni i Kryqit të Kuq i kryesuar nga kyetari i ICRC, Peter Maurer, javën e kaluar ishin takuar në Miraflores.

"Kriza humanitare" zë një vend të rëndësishëm në krizën politike në vend.

Udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido, i cili më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, mori mbështetjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë vendeve të Evropës dhe Amerikës Latine. Opozita nën kryesimin e tij më 23 shkurt kishte tentuar që të fus brenda ndihmat humanitare të SHBA-ve nga kufiri me Kolumbinë me arsye se në vend ka "krizë humanitare", pas së cilës kishte ndodhur përleshje në urat që lidhin të dyja vendet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın