Bota

Përgatitje për paradën ushtarake në Moskë

Ceremonia solemne do të mbahet më 9 maj, ndërsa në rrjedhë janë përgatitjet për këtë ngjarje

Bedrudin Brljavac  | 07.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
Përgatitje për paradën ushtarake në Moskë Foto: Sefa Karacan / AA

Moskë

Në Sheshin e Kuq në Moskë është mbajtur edhe një provë për paradën ushtarake e cila do të mbahet me rastin e shënimit të 76-vjetorit të fitores mbi fashizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia solemne do të mbahet më 9 maj, ndërsa në rrjedhë janë përgatitjet për këtë ngjarje. Në Sheshin e njohur të Kuq sot në kuadër të përgatitjeve, që zgjasin tashmë disa ditë, prova kanë mbajtur pjesëtarët e forcave ruse të sigurisë.

Në mbarë Evropën, 9 maji shënohet si Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës, me të cilën shënohet përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në Kontinentin e Vjetër dhe fillimi i Bashkimit Evropian (BE).

Në vendet e BE-së, një rëndësi e veçantë i kushtohet Ditës së Evropës, ndërsa në Rusi përqendrimi është në festimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın