Bedrudin Brlyavac
03 Dhjetor 2016•Përditësim: 03 Dhjetor 2016
SARAJEVË (AA) – Hetuesit e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut njoftuan se përdhunimi në Sudanin e Jugut është një nga metodat e spastrimit etnik në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grup hetuesish të OKB-së paralajmëruan se dhuna seksuale në këtë vend afrikan ka arritur përmasa të rrezikshme.
Hetimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara treguan se 70 për qind të grave në Jubi kanë përjetuar sulm seksual nga dhjetori i vitit 2013, konkretisht nga fillimi i luftës civile në Sudanin e Jugut.
Këto të dhëna janë bërë publike pasi hetuesit e OKB-së këtë javë përfunduan vizitën dhjetëditëshe në këtë vend. Hetuesit siç pretendohet do të kërkojnë ngritjen e hetimit me qëllim të grumbullimit të dëshmive për përdhunime, për mundësinë e ngritjes së procedurës penale.
Nga OKB më herët këtë vit paralajmëruan se ekziston rreziku që lufta civile në Sudanin e Jugut të shndërrohet në gjenocid.