Rahmi Gündüz
03 Dhjetor 2016•Përditësim: 03 Dhjetor 2016
PARIS (AA) – Një person i maskuar të premten në mbrëmje tentoi të grabisë një agjenci turistike në Paris, edhe pse shumë media të Francës fillimisht raportuan se bëhet fjalë për një krizë me pengje, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia ka ndërhyrë menjëherë pas alarmit për një krizë me pengje, por në fund rezultoi të ketë qenë tentativë për grabitje.
Zyra e guvernatorit tha më vonë se personi nuk ka realizuar synimin e tij, por kishte arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Thuhet se policia e Francës ka nisur një operacion të gjerë për arrestimin e personit.
Një numër i madh mediash franceze kishte raportuar se një person i armatosur ka marrë shtatë pengje.
Zyra e guvernatorit disa orë më vonë tha se megjithatë të punësuarit në agjencinë turistike nuk janë marrë peng.