Ekip
03 Dhjetor 2016•Përditësim: 03 Dhjetor 2016
PEKIN (AA) – Zyrtarët kinez kanë konfirmuar vdekjen e 21 minatorëve si pasojë e një shpërthimi në minierën e qymyrit në provincën Heilongjiang, ndërkohë që një minator ka mbetur i bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Xinhua informoi të shtunën se autoritetet vazhdojnë operacionin e shpëtimit të nisur të martën në minierën e cila gjendet në qytetin Qitaihe.
Minierat kineze llogariten nga më të rrezikshmet në botë nga shkaku i mungesës së dispozitave ligjore dhe procedurave të dobëta të punës.
Në vitet e kaluara Kina ka prodhuar një të tretën e qymyrit në nivel botëror, por në të njëjtën kohë vdekshmëria në minierat e Kinës është dy të tretat nga totali në nivel botëror, flasin të dhënat nga raporti i “Mining Technology”, që paraqet një burim reference për botën e minierave.
Një shpërthim që ndodhi në tetor në një minierë qymyri në komunën Chongqing në Kinë, la të vdekur 33 minatorë. Më herët gjatë muajit mars në një tjetër incident në Kinë humbën jetën 19 minatorë, nga gjithsej 129 sa kishin qenë duke punuar nën tokë.