Bota

Iran, raportohen dy raste të koronavirusit

Autoritetet në Iran kanë konfirmuar dy raste të koronavirusit të ri, të parat në vend

Ekip  | 19.02.2020 - Përdıtësım : 20.02.2020
Iran, raportohen dy raste të koronavirusit

Teheran

Agjencia e lajmeve gjysmë-zyrtare e Iranit ISNA tha se autoritetet kanë konfirmuar dy raste të koronavirusit të ri, të parat në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raportimet e të mërkurës nuk japin detaje për kombësinë e dy të infektuarve me virus.

ISNA citoi zyrtarin e ministrisë së shëndetësisë të vendit, Kiyanoush Jahanpour, duke thënë se "që prej dy ditëve të fundit, janë konstatuar disa raste të dyshuara të koronavirusit të ri".

Virusi i ri u shfaq në Kinë në dhjetor. Që atëherë, më shumë se 70 mijë njerëz janë raportuar të jenë prekur nga virusi globalisht, kurse janë raportuan më shumë se dy mijë vdekje, kryesisht në Kinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın