Putin riafirmon mbështetjen e Rusisë për Venezuelën në një telefonatë me Maduron
Putin dhe Maduro në një bisedë telefonike shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në përputhje me traktatin për partneritet strategjik dhe bashkëpunim që hyri në fuqi në nëntor
Moskë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka riafirmuar mbështetjen për Karakasin në një telefonatë me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro, transmeton Anadolu.
Kremlini tha se Putin dhe Maduro shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në përputhje me traktatin për partneritet strategjik dhe bashkëpunim që hyri në fuqi në nëntor.
"Putin shprehu solidaritet me popullin venezuelian dhe riafirmoi mbështetjen për politikat e qeverisë së Maduros që synojnë mbrojtjen e interesave dhe sovranitetit kombëtar mes presioneve të jashtme në rritje", tha Kremlini.
Nga atje theksuan se angazhimi i ndërsjellë u rikonfirmua për të zbatuar vazhdimisht projekte të përbashkëta në fushat tregtare-ekonomike, energjetike, financiare, kulturore-humanitare dhe të tjera.
