Bota

SHBA-ja akuzon 5 persona për korrupsion në programin e ndihmave ushqimore të Venezuelës

Tre kolumbianë dhe dy venezuelas u akuzuan se u kishin dhënë ryshfet zyrtarëve të Venezuelës për të përfituar nga kontratat për të furnizuar produkte në programin e shpërndarjes së ushqimit dhe barnave të drejtuara nga qeveria

Emel Öz  | 22.10.2021 - Përdıtësım : 22.10.2021
SHBA-ja akuzon 5 persona për korrupsion në programin e ndihmave ushqimore të Venezuelës

Ankara

Në SHBA pesë persona janë akuzuar për korrupsion në ndihmat ushqimore dhe ilaçe për në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në Bloomberg, Departamentit Amerikan të Drejtësisë njoftoi tre kolumbianë dhe dy venezuelas u akuzuan se u kishin dhënë ryshfet zyrtarëve të Venezuelës për të përfituar nga kontratat për të furnizuar produkte në programin e shpërndarjes së ushqimit dhe barnave të drejtuara nga qeveria gjatë periudhës 2015-2020.

Në njoftim thuhet se të akuzuarit përfshinin ish-guvernatorin Jose Gregorio Vielma Mora dhe biznesmenin e ekstraduar nga Cabo Verde në SHBA me akuzën e pastrimit të parave, si dhe partnerin e Alex Saab, mik i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Qeveria e Maduro-s për herë të parë filloi programin për shpërndarjen e ushqimit për të varfrit në vitin 2015. Në kuadër të këtij programi thuhet se disa zyrtarë blejnë ushqime nga jashtë “me çmimin që do të jetë më fitimprurës për ta”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın