Ekip
27 Prill 2019•Përditësim: 29 Prill 2019
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot foli për mundësinë e takimit me presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës, që paraqet një sinjal se Moska dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet të cilat u prishën pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, transmeton Anadolu Agency (AA).
Putin tha se në rast të takimit me Volodymyr Zelenskiy pritet të diskutohet për dhënien fund të konfliktit mes Ukrainës dhe separatistëve rusë në juglindje të vendit.
Presidenti rus u ardesua para mediave në Pekin, ku po mbahet Forumi i iniciativës të infrastrukturës kineze "Rripi dhe rruga".
"Nëse dikur do të takohemi dhe do të fillojmë diskutimet, që nuk përjashtohet, së pari duhet të flasim rreth dhënies fund të konfliktit në juglindje të Ukrainës", ka thënë Putin.
Ai tha se Moska është duke shqyrtuar nëse do t'u ofrojë shtetësinë ruse të gjithë ukrainasve, pasiqë këtë javë nënshkroi dekretin me të cilin përshpejtohet zgjidhja e kërkesave të banorëve që jetojnë në zonat të cilat janë nën kontrollin e separatistëve të cilët i mbështet Rusia.
Qeveria ukrainase dekretin e sheh si ndërhyrje në punët e saj dhe në procesin e paqes.
"Në parim jemi duke menduar për dhënien e shtetësisë tonë në një mënyrë më të thjeshtë të gjithë qytetarëve të Ukrainës", ka thënë Putin.