Eşref Musa,Burak Karacaoğlu
27 Prill 2019•Përditësim: 28 Prill 2019
Të paktën 5 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra në orët e vona të natës ndaj vendbanimeve civile në rajonin për "uljen e tensioneve në Idlib" të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmet ajrore janë kryer në fshatin Amkije në pjesën periferike perëndimore të Hama-s, si dhe në fshatrat Kevkebe dhe el Fakii në pjesën periferike në jug të Idlibit i cili ndodhet brenda kufijve të zonës për "uljen e tensioneve në Idlib".
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) mësohet se 5 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra në Amkije.
Ndërkohë llogaria në rrejtin social e Observatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, në lidhje me sulmet ajrore të kryera në fshatrat Kevkebe, Amkije dhe El Fakii ka ndarë informacionin se "avionët rusë janë ngritur nga baza Himejmim në Latakia".
Forcat e regjimit vazhdojnë të kryejnë sulme pavarësisht Marrëveshjes së Soçit të cilën Turqia dhe Rusia e nënshkruan më 17 shkurt të vitit 2018 me qëllim të vendosjes së armëpushimit në zonën në fjalë. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia si vend garant i regjimit të Assadit, ka për detyrë të parandalojë sulmet e regjimit.