Emre Gürkan Abay
07 Maj 2018•Përditësim: 07 Maj 2018
MOSKË (AA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pas ceremonisë së betimit e ka nominuar Dmitry Medvedev-in edhe për një mandat si kryeministër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shërbimi për media në Kremlin thuhet se Putin ka nominuar Medvedev-in si kandidat për kryeministër në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Rusisë, Duma.
Pas fillimit të mandatit të ri të Putinit si president në ceremoninë e sotme për betim, në bazë të kushtetutës ruse qeveria dha dorëheqje.
Medvedev ushtronte detyrën e kryeministrit që nga 8 maji i vitit 2012.
Putin i cili e udhëheq Rusinë për 18 vite, pas suksesit të arritur në zgjedhjet e marsit, sot dha betimin dhe zyrtarisht filloi mandatin e ri si president i vendit, detyrë të cilën në kushte normale do ta ushtrojë në 6 vitet e ardhshme.