Elena Teslova
24 Gusht 2020•Përditësim: 24 Gusht 2020
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një bisedë telefonike shkëmbyen ide mbi "marrëveshjen e diskutueshme të normalizimit" të arritur midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi Kremlini, Putin theksoi "domodshmërinë e një zgjidhje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme" për çështjen palestineze dhe shprehu shpresë se marrëveshja dypalëshe do të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajoneve.
Duke iu referuar Sirisë, e cila është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2011 kur regjimi i Bashar al-Assadit u përlas në protestat pro-demokratike, dy udhëheqësit favorizuan koordinimin e mëtejshëm kundër terrorizmit në rajon.
Ata po ashtu folën për bashkëpunimin në zhvillimin dhe prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit.
Në fillim të këtij muaji, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli njoftuan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, përfshirë hapjen e ambasadave.
Shumë vende, përfshirë Turqinë dhe Iranin, kanë denoncuar traktatin, duke theksuar se ai nuk i shërben kauzës palestineze. Palestinezët kritikuan traktatin si një "goditje pas shpine".