Bota

Putin dhe Macron diskutojnë për "problemet e Ballkanit, Ukrainës, Libisë dhe Sirisë"

Në të njëjtën kohë, tha Putin, "problemet dhe kërcënimet e vjetra", përfshirë terrorizmi, migracioni i pakontrolluar, ndryshimet klimatike dhe kolapsi i sistemit të kontrollit të armëve, mbeten në axhendën e përbashkët

Elena Teslova  | 26.06.2020 - Përdıtësım : 27.06.2020
Putin dhe Macron diskutojnë për "problemet e Ballkanit, Ukrainës, Libisë dhe Sirisë" Foto: AA/Arhiv

Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, në një videokonferencë kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkan, Libi, Siri dhe Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e takimit virtual, presidenti Putin shprehu keqardhje se dy udhëheqësit nuk mundën të zhvillojnë një takim ballë për ballë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), të cilën e quajti një "kërcënim të ri".

Në të njëjtën kohë, tha Putin, "problemet dhe kërcënimet e vjetra", përfshirë terrorizmi, migracioni i pakontrolluar, ndryshimet klimatike dhe kolapsi i sistemit të kontrollit të armëve, mbeten në axhendën e përbashkët.

"Sot do të diskutojmë për gjithçka që sapo përmenda, në një mënyrë apo tjetër dhe natyrisht do të flasim për rritjen e potencialit shpërthyes në pikat e nxehta, për problemet e Ukrainës, Ballkanit, situatën në Siri dhe atë në Libi", tha Putin.

Macron, nga ana e tij, theksoi domosdoshmërinë e krijimit të kushteve për dialog mbi sigurinë, shëndetin, ekonominë dhe mbrojtjen e mjedisit.

"Ka tre detyra që duhet të mbani në mend. Kjo po krijon kushte konkrete për dialogun tonë dypalësh dhe shumëpalësh të sigurisë. Ne po ashtu duhet të kemi një axhendë krizash, veçanërisht situatën në Libi, Ukrainë dhe Siri. Dhe e treta është bashkëpunimi për të ardhmen, shëndetësinë, ekonominë dhe mbrojtjen e mjedisit", tha Macron.

Presidenti rus po ashtu ftoi homologun e tij francez për vizitë në Rusi, të cilën ai e pranoi duke theksuar se ai do të vizitojë këtë vend në fund të verës nëse kushtet janë të favorshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.