ANKARA (AA) - Selen Temizer,Levent Tok
Organizata terroriste PYD/PKK, duke pushtuar një pjesë të madhe të kufiriti të Sirisë me Turqinë, është bërë një kërcënim i madh i sigurisë për Ankaranë. Pozicionimi terrorist në Afrin teksa kërëcënon rajonet kufitare të Turqisë dhe zonat e deeskalimit në Idlib dhe ato të operacionit Mburoja Eufratit, ka potencialin që organizata me mbështetjen e SHBA-ve të kapërcejë për dalje në Mesdhe në të ardhmen, shkruan Anadolu Agency (AA).
Afrini, që gjendet në pjesën veriperëndimore të Sirisë, është një nga distriktet më të mëdha të Halepit. Ai gjithashtu ndodhet në kufi me qytetet Hatay dhe Kilis të Turqisë dhe shtrihet në Malet Amanos (Malet Nur) të Hatayit.
Në fillimin e lëvizjeve popullore kundër regjimit në Siri në vitn 2011 dhe përgjatë luftës civile, Afrini u bë një prej zonave fole për organizatën terroriste PYD/PKK.
Prania e organziatës terroriste në Afrin me kalimin e kohës u forcua edhe më shumë falë mbështetjeve taktike të regjimit të Asadit dhe Rusisë dhe ndihmave të SHBA-së në lindje të Lumit Eufrat.
Aktualisht, organizata e cila me mbështetjet intensive të SHBA-ve rritet me shpejtësi, ka nën okupimin e saj 65 përqind të kufirit Siri-Turqi.
- Qytetet kufitare nën kërcënim
Malet e Afrinit, të cilat janë vazhdimësi në Siri e Maleve Amanos të Hatayit, ofrojnë mbrojtje natyrale për rajonin. Përballë kësaj, dominimi fizik i Maleve të Afrinit i ofron mundësi organizatës terroriste të vendosë nën trajektoren e zjarrit gjtihë qendrën e Kilisit dhe një pjesë të rëndësishme të Hatayit.
- Zona malore të vështira për t'u kontrolluar
Malet e Afrinit janë shpesh skenë e përpjekjeve të terroristëve për t'u infiltruar, bashkuar me forcat në Malet Amanos brenda Hatayit në zona malore të vështira për t'u kontrolluar. PYD/PKK, duke infiltruar militantë, armë dhe municione nga rajonet në fjalë, vazhdon përpjekjet e saj për të ushqyer terroizmin në Turqi. Gjithashtu, organizata herë pas here hap zjarr provokues ndaj Kilisit dhe Hatayit nga Afrini.
Burimet e sigurisë njoftojnë se në mesin e armëve dhe municioneve që depërtojnë nëpërmjet Afrinit në Malet Amanos janë anti-tanke, raketëhedhës, mortaja, armë të rënda automatike, kallashnikovë, kundërajrorë dhe armë të këmbësorisë si M16 të prodhimit amerikan.
Në mesin e armëve dhe automjeteve që SHBA-të kanë siguruar për PYD/PKK-në që prej vitit 2016 e deri tani janë multi-raketahedhës dhe pajisje të ndryshme për lançimin e predhave, kundërajrorë 80 dhe 12 mm, bombahedhës MK19, M4 Cabrine, pushkë M16, raketa anti-tank BGM-71 TOW të prodhimit amerikan, automjete ushtarake Humwee, transportues të blinduar Cougar, dronë si dhe raketa anti-tank FGM-148 Javelin të cilat Turqia i ka kërkuar shumë herë për t'i blerë dhe nuk i janë ofruar.
- Trampolinë në objektivin për daljen në mesdhe
PYD/PKK pushtoi një zonë të madhe në Siri pasi u bë aleat me SHBA-të në terren me arsyetimin e luftës kundër organizatës terroriste DEASH. Ajo ka marrë nën kontroll një të katërtën e vendit me mbështetjen e gjerë nga ajri dhe toka nga SHBA-të.
Gjatë kësajë përhapjeje, arritja e një pike dalëse në Mesdhe u bë objektivi kryesor i organizatës, e cila në të ardhmen dëshiron formimin e një shteti dhe të marrë ndihmë të drejtpërdrejtë nga bota e jashtme.
Afrini është së situatën e një tampoline për organziatën e cila në lindje nga kufiri siriano-irakian po përparon përgjatë kufirit Siri-Turqi drejt Detit Mesdhe.
Turqia, me Operacionin Mburoja Eufratit bëri një pengim të pjesshëm në lidhjen lindje-perëndim të organizatës. Por, organizata, falë marrëdhënieve shumëdimensionale me Asadin nga pjesa në kufirin me Irakun e deri në Afrin, siguron qasje nëpërmjet territorit të regjimit.
Afrini është një pikë ekstreme ku PYD/PKK ruan shpresën për daljen e saj një ditë në Mesdhe.
- Kërcënim për Mburojën e Eufratit
Afrini ndodhet në skajin perëndimor të rajonit të Mburojës së Eufratit, të cilën forcat e armatosura turke e kryen me Ushtrinë e Lirë Siriane për pastrimin e elementeve terroriste në veri të Sirisë.
PYD/PKK në fillim të vitit 2016, para operacionit Mburoja Eufratit, duke marrë mbështetjen e Rusisë dhe të regjimit, filloi të përhapej nga Afrini drejt rajonit në fjalë.
Organizata terroriste, në qershor të vitit 2015, pasi me mbështetjen intensive ajrore të SHBA-ve mori nën kontroll rajonin Tel Abjad që ndodhet mes Hasekes dhe Ajnularabit, nisi spatrimin etnik të popullatës arabe dhe turkmene që jetonte në rajon. PYD/PKK, duke ndërmarrë sulme në fshatrat periferike turkmene dhe arabe të rajonit, detyroi migrimin e popullatës.
Elementet terroriste të dalë nga brenda Afrinit pushtuan rajonin Tel Rifat nën kontrollin e opozitarëve dhe arabëve.
Ndërkohë, duke hyrë edhe në Azez, që është fqinj me Afrinin, organizata kryen provikime intensive si kundër elementeve ushtarakë të opozitarëve, ashtu edhe kundër popullatës civile, ku në muajt e fundit kanë humbur jetën një numër i madh civilësh si pasojë e zjarrit të hapur me armë të rënda nga Malet e Afrinit.
Opozitarët vlerësojnë se në rast të tërheqjes së ushtrisë turke nga rajoni, PYD/PKK, duke përparuar nga Afrini, kërkon të marrë nën kontroll rajonin e Mburojës së Eufratit. Në këtë mënyrë, organizata terroriste ka për qëllim të bashkojë me njëra-tjetrën zonat përreth Lumit Eufrat me Afrinin në perëndim.
- Kërcënim për zonën e deeskalimit në Idlib
Idlibi pengon si një mur nga jugu PYD/PKK-në, e cila dëshiron të përparojë në drejtim të Mesdheut nga Afrini.
Gjithashtu, Idlibi përbën një konflikt interesi për organizatën terroriste, pasi ai ndodhet nën kontrollin e grupeve të armatosura të opozitarëve dhe grupeve kundërshtare të regjimit, si dhe për faktin që është përfshirë në mesin e zonave të deeskalimit në sajë të marrëveshjeve në Astana me iniciativën e Turqisë.
PYD/PKK ka përllogaritur se mund të përparojë në Mesdhe në linjën Afrin-Idlib nëse forcat e regjimit, grupet nën kontrollin e Iranit dhe të Rusisë thyejnë rezistencën duke u përplasur me grupet në Idlib.
Për këtë arsye, organizata terroriste është shqetësuar për shkak se ushtria turke ka hyrë në Idlib dhe ka formuar pikat e vëzhgimit të armëpushimit në disa rajone në jug të Afrinit.
Ndërkohë, organziata ka provokuar vazhdimisht elementet e forcave turke që kur ato kanë nisur aktivitetet për pikat e vëzhgimit.
Nëse armëpushimi bie dhe situata del jashtë kontrollit në Idlib, PYD/PKK do të rivlerësojë mundësitë e saj për përparim në këtë linjë. Gjithashtu, nëse Turqia ndërmerr një operacion të mundshëm kundrejt Afrinit, ajo në këtë mënyrë do të garantojë sigurinë e pikave të vëzhgimit dhe funksionimin e këtyre pikave.
- Civilët do të kthehen në shtëpitë e tyre
Një tjerët objektiv i një operacioni të mundshëm nga Turqia drejt Afrinit do të ofronte edhe mundësinë e rikthitmit në shtëpitë e tyre të civilëve që janë larguar nga Tel Rifat dhe zonat përreth tij pasi terroristët pushtuan pjesën në juglindje të këtij rajoni.
Si pasojë e pushtimit të rajonit Tel Rifat nga orgniazata terroriste, rreth 50 mijë arabë u strehuan në rajonin Azez nën kontrollin e opozitarëve në kufi me Turqinë. Populli i Tel Rifatit, që lufton për mbijetesë në kampet prej tendash në Azez, jeton me shpresën për kthim në shtëpitë e tyre.
Në anën tjetër theksohet se PYD/PKK vazhdon arrestimet dhe rekrutimet me forcë të qytetarëve që kanë mbetur në rajonin Tel Rifat dhe përreth tij.
- Prishja e planit të SHBA-ve nga pika e dobët e saj
SHBA-të, të cilat kanë nisur formimin e ushtrisë së PYD/PKK-së nën emërtimin "Forca e Sigurisë Kufitare", kanë njoftuar zyrtarisht objektivin e tyre për të ruajtur territoret që organizata terroriste ka nën kontrollin e saj.
Në rast se plani i SHBA-ve arrin sukses dhe në rast se ndalojnë të gjitha konfliktet në të gjithë vendin, PYD/PKK, e cila është forcuar edhe më shumë me praninë e saj të armatosur, do të pretendojë një territor të madh nga qeveria e re.
Ndërkaq, në anën tjetër, prania ushtarake e SHBA-ve e përhapur brenda terroristëve në lindje të Lumit Eufrat, nuk ka prani në Afrin, gjë e cila e bën edhe më të pambrojtur organizatën në Afrin përballë Turqisë.
news_share_descriptionsubscription_contact
