Protestë pro palestineze në Rotterdam të Holandës
Autoritetet konfirmuan arrestime të shumta gjatë operacionit, por numri i përgjithshëm i të ndaluarve nuk është bërë zyrtarisht i ditur

Shkup
Gjatë protestës pro Palestinës afër Bashkisë në Rotterdam të Holandës u arrestuan disa persona, raporton Anadolu.
Demonstrata u organizua për të denoncuar rolin e supozuar të kompanisë daneze të transportit detar Maersk dhe portit të Roterdamit në lehtësimin e dërgesës së komponentëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael.
Policia iu përgjigj protestës me forcë ku thuhet se kishte vendosur qen policie dhe duke përdorur taktika agresive për të shpërndarë turmën.
Autoritetet konfirmuan arrestime të shumta gjatë operacionit, por numri i përgjithshëm i të ndaluarve nuk është bërë zyrtarisht i ditur.