Şerife Çetin,Yusuf Özcan
08 Dhjetor 2018•Përditësim: 21 Shkurt 2019
PARIS (AA) – Kryeministri i Francës, Edouard Philippe deklaroi se në protestat e “jelekëve të verdhë” në Paris, deri më tani 481 persona janë ndaluar, ndërkaq 211 të tjerë janë arrestuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Belgjikë, fillon protesta e "jelekëve të verdhë"
Në një deklaratë për media në lidhje me protestat e “jelekëve të verdhë”, Philippe tha se numri i të ndaluarve në Paris është rritur në 481. Ai njoftoi se 211 persona janë arrestuar.
Protestat në Paris, rritet në 481 numri i të ndaluarve
Kryeministri i Francës, Philippe deklaroi se në protestat e “jelekëve të verdhë” në Paris, deri më tani 481 persona janë ndaluar, ndërkaq 211 të tjerë janë arrestuar
08.12.2018
“Jelekët e verdhë” të cilët po protestojnë kundër rritjes së taksave të derivateve dhe kushteve të përkeqësuara ekonomike, që nga orët e hershme të mëngjesit sot kanë filluar të mblidhen në rrugën Champs-Elysees, e cila është një nga simbolet e Parisit.
Kohë pas kohe ndodhin tensione mes “jelekëve të verdhë” dhe policisë.
Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj “jelekëve të verdhë”.