Bota

Marrëveshja për armët bërthamore me rreze të mesme është arritur para 31 vitesh

Aktualisht, Rusia dhe SHBA udhëheqin një luftë verbale, duke akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të INF-së

Elena Teslova  | 08.12.2018 - Përdıtësım : 09.12.2018
Marrëveshja për armët bërthamore me rreze të mesme është arritur para 31 vitesh

Moskē

MOSKË (AA) – Marrëveshja për armët bërthamore me rreze të mesme është arritur 31 vite më parë, por 2018-ta ka gjasa të jetë viti i fundit, pasi që SHBA-ja dhe Rusia po kërkojnë mënyra për të dalë prej saj, shkruan Anadolu Agency (AA).

Pas rreth 10 vjet negociatash, më 8 dhjetor 1987, Mikhail Gorbachev, ish-kreu i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) dhe presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan nënshkruan marrëveshjen për forcat bërthamore me rreze të mesme (INF), e cila i dha fund kërcënimit të luftës bërthamore në botë.

Sipas marrëveshjes, të dy palët ranë dakord të shkatërrojnë raketat me rreze të mesme dhe me rreze të shkurtër gjatë një periudhe prej katër vjetësh.

Aktualisht, Rusia dhe SHBA udhëheqin një luftë verbale, duke akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të INF-së.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi SHBA-në të mërkurën për shpërndarjen e fondeve të destinuara për prodhimin e raketave bërthamore edhe para përfundimit formal të marrëveshjes.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Rusia "po mashtron", duke shtuar se Washingtoni së shpejti do të përshpejtojë periudhën gjashtë-mujore për braktisjen e marrëveshjes, duke ngritur shqetësimet rreth garës për armatosjen globale.

Duke komentuar situatën aktuale, Vladimir Tulayev, zyrtar rus i ish-agjencisë së inteligjencës, për AA tha se të dyja vendet ka të ngjarë të prishin marrëveshjen, por se tani thjesht ia hedhin fajin njëri-tjetrit.

"Vullneti politik në një moment arriti një marrëveshje, ndërsa tani ajo thjeshtë është zhdukur", thekson Tulayev.

Tani politika globale zhvillohet ndryshe. Tulayev beson se Rusia i frikësohet zgjerimit të NATO-s.

"Duke patur parasysh se është e vetme kundër 29 kombeve, pa llogaritur aleatët, Moska po përpiqet të shfrytëzojë të gjitha mjetet për të mbrojtur kufijtë e saj. SHBA-të duhet të merren me kundërshtarin e saj të vjetër, Rusinë, e cila është rimëkëmbur nga tronditja post-perestrojkës dhe me të renë, si Kina në Paqësor, e cila ka një avantazh të madh nga aspekti i ushtarëve në rast konflikti", thotë Tulayev.

Në staza të gjata, dy rivalët e Luftës së Ftohtë mbështeten në programin e armëve hapësinore.

"Nuk është rastësi që forcat ajrore ruse janë riemëruar në forcat e aviacionit, megjithëse ky emër është bërë subjekt i talljeve të ndryshme", thotë Alexey Leonkov, redaktor i revistës ushtarake "Home Arsenal".

Ai beson se prishja e INF-së është e pashmangshme dhe se vetëm duhet pritur njoftimin zyrtar në gjysmën e parë të vitit 2019.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.