Şerife Çetin
08 Dhjetor 2018•Përditësim: 08 Dhjetor 2018
BRUKSEL (AA) – “Jelekët e verdhë” në Belgjikë kanë mbyllur autostradën që çon për në Francë, ndërkaq policia ka ndaluar rreth 50 persona në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
“Jelekët e verdhë” protestojnë kundër kushteve të përkeqësuara ekonomike dhe rritjes së taksave të derivateve, duke vendosur barrikadë në autostradën E-40 në mes të Belgjikës dhe Francës.
Belgjikë, fillon protesta e "jelekëve të verdhë"
“Jelekët e verdhë” në Belgjikë kanë mbyllur autostradën që çon për në Francë, ndërkaq policia ka ndaluar rreth 50 persona në Bruksel
08.12.2018
Ndërsa në Bruksel policia para fillimit të protestave të “jelekëve të verdhë” ka ndaluar dhjetëra persona.
Zëdhënësi i policisë së Brukselit, Ilse Van de Keere njoftoi se në rajonin Schuman ku ndodhet stacioni qendror i trenave dhe institucionet e BE-së, janë ndaluar afro 50 persona.
Policia e Brukselit ka marrë masa të gjera të sigurisë në qendrën e qytetit dhe në rajonin Schuman ku ndodhet selia e Komisionit Evropian dhe Këshilli i BE-së.