Ata Ufuk Şeker
30 Dhjetor 2017•Përditësim: 30 Dhjetor 2017
BRUKSEL (AA) - Demonstruesit e mbledhur në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Kudsin si "kryeqyteti i Izraelit", raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarë të disa organizatave joqeveritare kanë organizuar një protestë me sloganin "Kudsi vija jonë e kuqe" në Bruksel, i cili është një qytet ku ndodhen institucionet e Bashkimit Evropian (BE).
Protestuesit e mbledhur në stacionin qendror të trenit në Bruksel, kanë brohoritur me sloganet si "Liri Palestinës", "Rezistencë kundër Izraelit" dhe "Bojkot ndaj Izraelit".
Gjithashtu protestuesit kanë mbajtur në duar flamuj të Palestinës dhe pankarta me mbishkrimet "Fund pushtimit të Kudsit" dhe "Shpëtoni Kudsin".
Në fjalimet e mbajtura si reagim ndaj SHBA-ve dhe Izraelit, u theksua se vendimi i SHBA-ve për Kudsin është i paligjshëm dhe i papranueshëm.