Ekip
20 Maj 2019•Përditësim: 21 Maj 2019
Prokurorja suedeze, Eva-Marie Persson deklaroi se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për themeluesin e WikiLeaks-it, Julian Assange, i cili ndodhet në burg në Britani të Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ajo tha se në rast se gjykata suedeze sjell vendimin për paraburgosjen e Assange "në bazë të dyshimit për përdhunim do të lëshojë urdhër-arrest evropian për burgosje".
Assange, i cili muajin e kaluar u nxorr nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, në të cilën ndodhej nga viti 2012, u arrestua nga policia britanike më 11 prill dhe aktualisht ndodhet në vuajtje të dënimit 50 javor për shkelje të klauzolës së lirimit me kusht.
Australiani ballafaqohet edhe me kërkesën për ekstradim të lëshuar nga SHBA-të për pretendimet lidhur me hakimin e kompjuterëve të Pentagonit.
Persson tha se autoritetet britanike do të vendosin nëse ka ndonjë konflikt në mes fletë-arrestit evropian dhe kërkesës së SHBA-së për ektradim.