Agim Sulaj
25 nëntor 2026•Përditësim: 25 nëntor 2026
Me moton "Femicidi është urgjencë kombëtare", është protestuar kundër vrasjes së grave në Kosovë, raporton Anadolu.
Protesta e cila po mbahet në kuadër të "16 Ditëve të aktivizimit kundër dhunës me baza gjinore", mblodhi udhëheqës të organizatave joqeveritare, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe disa dhjetëra qytetarë.
"Femicidi është urgjencë kombëtare" e "Kush ua fshin gjakun nga duart" janë disa nga pankartat që i kanë mbajtur protestuesit në sheshin "Zahir Pajaziti".
Protestuesit kanë brohoritur thirrjet "Stop dhunës ndaj grave", "Mos i neglizhoni gratë", "Institucione merrni përgjegjësi" si dhe "Kush na mbron prej Policisë"
Protestuesit marshuan nga sheshi "Zahir Pajaziti" deri përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protesta është organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK).
- Rreth 20 mijë raste të dhunës në familje nga 2019 deri 2026
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se nga viti 2019 deri në vitin 2026, janë raportuar rreth 20 mijë raste të dhunës në familje, ndërsa janë vrarë 33 gra.
Duke folur në kuadër të "16 Ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore", ajo ka thënë se dhuna është një fenomen që kapërcen kufijtë, shoqëritë dhe dallimet kulturore.
Sipas saj, luftimi i saj kërkon jo vetëm angazhim institucional, por edhe një qëndrim të palëkundur shoqëror.