Haydar Karaalp
15 Shtator 2020•Përditësim: 15 Shtator 2020
Pretendohet se është sulmuar një autokolonë që transportonte diplomatë me detyrë në Ambasadën e Britanisë së Madhe në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në disa lajme në mediat irakiane, raportohet se gjatë kalimit të autokolonë në afërsi të Zonës së Gjelbër në qendër të Bagdadit, ka shpërthyer bomba.
Nuk është raportuar për humbje jete në sulmin në fjalë.
Autoritetet zyrtare irakiane ende nuk kanë dhënë deklaratë në lidhje me pretendimin.