Bota

SHBA, 8 të arrestuar në protestat pas vrasjes së një hispaniku nga policia

Pas vrasjes nga plumbat e policisë të një 27-vjeçari, demonstruesit mbushën rrugët e Lancaster për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit

Övünç Kutlu  | 15.09.2020 - Përdıtësım : 15.09.2020
SHBA, 8 të arrestuar në protestat pas vrasjes së një hispaniku nga policia Foto: AA/Arhiv

Ankara

Tetë persona u arrestuan gjatë protestave masive në qarkun Lancaster të shtetit të Pensilvanisë të hënën, një ditë pasi një oficer policie qëlloi dhe vrau një 27-vjeçar, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur thirrjes së një shqetësimi shtëpiak të dielën pasdite, policia e qytetit Lancaster qëlloi për vdekje një burrë hispanik të armatosur me thikë, të identifikuar si Ricardo Munoz, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Qarkut në Lancaster.

Më tej thuhet se janë duke hetuar nëse forca e përdorur nga policia ishte e justifikuar.

"Të shtënat ku janë përfshirë policët kanë një ndikim të ndjeshëm në komunitet siç po shohim numrin e madh të individëve që mblidhen në rrugë", tha Prokurori i Qarkut Heather Adams në deklaratë.

"Megjithatë, unë po kërkoj që të gjitha reagimet të zbuten ndërsa hetimi po vazhdon", tha ai.

Pas të shtënave, demonstruesit vërshuan rrugët e Lancaster për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, i cili ka pushtuar SHBA-të për muaj me radhë.

Pasi më shumë se 100 protestues u mblodhën në hyrjen para stacionit të policisë, policia tha se ata kishin arrestuar tetë persona të cilët shkaktuan dëme në stacionin e policisë, në një automjet të parkuar dhe një ndërtesë të Zyrës Postare të SHBA-së.

Oficeri që qëlloi Munoz-in u vendos në pushim administrativ, njoftoi zyra e kryetarit të bashkisë në një deklaratë, duke e quajtur ngjarjen "një ditë trishtuese për qytetin tonë".

"Unë brengosem për humbjet e jetëve dhe e di se ka më shumë pyetje që kërkojnë përgjigje ndërsa hetimi vazhdon", tha kryetari i Bashkisë Danene Sorace në deklaratë.

Familja e Munoz i tha medias lokale se ai vuante nga probleme mendore dhe se policia "nuk kishte pse ta vriste atë".

Në qytetin amerikan të Portland në shtetin e Oregonit, protestat vazhduan për më shumë se tre muaj që nga vrasja më 25 maj e afro-amerikanit George Floyd në qytetin Minneapolis të Minesotas, ndërsa ishte i arrestuar nga policia.

Një shumicë e të anketuarve i shihnin protestat në Portland si "kryesisht të dhunshme" dhe "që nuk mund të arrijnë rezultate pozitive", sipas një sondazhi të kryer nga DHM Research me bazë në Portland, ku anketoi 502 persona nga 3 deri më 8 shtator.

Ndërsa 66 për qind e të anketuarve thanë se nuk i pranojnë protestat në Portland. Ka ndryshime të rëndësishme demografike në moshë dhe racë, pasi shumica e të anketuarve, 52 për qind, ishin të moshës midis 18 dhe 29-vjeçare, ndërsa 51 për qind e atyre me ngjyrë besonin se protestat në Portland po ndihmonin qytetarët me ngjyrë, tregoi sondazhi.

Një studim tjetër tremujor nga Universiteti Princeton mbi protestat "Black Lives Matter" tregon se më shumë se 93 për qind e të gjitha demonstratave të lidhura me lëvizjen nuk përfshinin ndonjë dhunë ose aktivitet shkatërrues, pasi protesta paqësore u raportuan në mbi 2.400 vende të ndara në të gjithë SHBA-të.

Nga ana tjetër, demonstratat e dhunshme kanë qenë të kufizuara në më pak se 220 lokacione, sipas studimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.